ADN-ja jonë përmban mesazhe nga jashtëtokësorët

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 14:17
ADN-ja jonë përmban mesazhe nga jashtëtokësorët

Një studim i ri, i bërë nga shkencëtarët rusë, tregon sesi ADN-ja njerëzore është koduar duke përdorë një sinjal jashtëtokësor nga alienët e vjetër, të cilët e kishin vizituar Tokën në një të kaluar të largët. Studimi quhet "Sinjali "Wow! i kodit gjenetik të tokës" dhe ai është vepër e dy studiuesve nga Departamenti i matematikës, respektivisht nga Instituti astrofizikal "Fesenkov", Almaty, Republika e Kazakistanit.

Dy autorët e studimit, Vladimir I. Shcherbak dhe Maxim A. Makukov, besojnë në ekzistimin e një kodi matematikor që gjendet në ADN-në njerëzore, gjë që nuk mund të shpjegohet me anë të evolucionit dhe teorive tradicionale. Ky zbulim tenton ta konfirmojë teorinë se njerëzit u krijuan nga alienët, me anë të inxhinieringut gjenetik, në një të kaluar të largët. Ata thonë se ADN-ja ka elemente të një gjuhe simbolike.

(Kosova Sot Online)