E kaluara e errët dhe ngjarjet e shumta misterioze

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 15:14
E kaluara e errët dhe ngjarjet e shumta misterioze

Nju-Orlinsi

Në Nju-Orlins shumë pak gjëra i ndajnë të gjallët nga të vdekurit, sepse qyteti gjendet nën nivelin e detit dhe varrezat - 42 sosh - qëndrojnë në nivel më të lartë sesa vetë qyteti. Fantazmat e Luftës së vitit 1812 vazhdojnë të shihen nga banorët e qytetit dhe turistët, ndërsa shumë njerëz vizitojnë varrin e mbretëreshës së magjisë së viteve të 1800-a, Marie Laveau, duke kërkuar ndihmë nga ajo pasi të lënë para ose gjësende në varr. Thuhet që fantazma e piratit Jean Lafitte viziton njërën nga kafenetë e këtij qyteti dhe si rrjedhojë stafi është i obliguar që të lërë ushqim dhe verë në një tavolinë fantazmë, për ta mbajtur piratin të kënaqur. 

Uashingtoni

Ky është një vit zgjedhjesh në SHBA dhe jo pak njerëz shikojnë nëse do të arrijnë ta shohin macen e zezë, që thuhet se shfaqet në një ndërtesë të rëndësishme të këtij qyteti, duke sinjalizuar një tragjedi kombëtare ose ndryshim të qeverisjes në vend. Hulumtuesit e fantazmave thonë që macja e zezë ishte paraqitur pak kohë para vrasjes së presidentin Lincoln. Për më tepër, fantazmat e Abraham Lincoln-it, John dhe Abigail Adams-it, Dolley Madison-it dhe Andrew Jackson-it janë vetëm disa nga fantazmat që është raportuar të jenë shfaqur në afërsi ose brendësi të Shtëpisë së Bardhë.

Çikago

Në ditën e Shën Valentinit në vitin 1929 shtatë burra ishin renditur me fytyrë nga muri dhe ishin vrarë nga Al Capone dhe gangsterët e tjerë. Në të njëjtin vend ku ishin vrarë këta njerëz, në rrugën North Clark të Çikagos, vazhdojnë të dëgjohen zhurmë të automatikëve dhe armëve të ngjashme, me të cilët janë vrarë ata burra. Në një mal në jug të Çikagos, ku janë bërë vrasje të shumta nga lordët e drogës, gjithashtu mund të dëgjohen zëra të llahtarshëm dhe mund të shihen fantazma të njerëzve të vrarë. 

San-Francisko

Në vitet e 1850-a imigrantët kinezë kishin shkuar në San-Francisko, ku kishin bërë përpjekje për t'u bërë të pasur me ari. Mirëpo, meqë nuk kishin gjetur ar, ata nuk kishin pasur mundësi të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kinë. Shumica prej tyre ishin detyruar të zënin pozita të ulëta të punës, duke punuar shumë për ta siguruar mbijetesën dhe një numër i madh prej tyre kishin vdekur të vetmuar, pa pasur mundësi t'i përmbushnin ëndrrat e tyre. Këta shpirtra tanimë kanë pushtuar një hapësirë të tërë në qytetin e San-Franciskos