Kur fantazmat varrosin shtrigën

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 16:05
Kur fantazmat varrosin shtrigën

Një polic i pensionuar insiston se ka fotografuar varrimin e një shtrige nga fantazmat. Çka s'dëgjon njeriu! Chris Halton, 55-vjeçar, ishte duke vizituar shtëpitë më të pushtuara nga djajtë në Britani, kur e bëri këtë fotografi. Ai tha se aty pa trupin e një shtrige, të shtrirë në shtrat bartës, ku dy figura të zbehta shkonin prapa saj.

Kjo shtëpi, ku u bë fotografia, gjatë epokës Elizabetiane kishte shërbyer si burg për ata që dënoheshin se merreshin me magji. Aty ishin burgosur 14 gra, në pritje të gjykimit, duke përfshirë edhe Ursula Kemp, e cila u ekzekutua në vitin 1582. Ajo ishte e njohur për largimin e magjive dhe, gjoja, për shërimin e të sëmurëve. "Ekspertët" e kësaj fushe thonë se gjasat për të bërë një fotografi të tillë janë tepër të vogla, duke shtuar se nuk dyshojnë në vërtetësinë e fotos. 

(Kosova Sot Online)