Përbindëshi nga Xhersi

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 09:29
Përbindëshi nga Xhersi

Kur mendojmë rreth kriminelëve të tmerrshëm, me gjasë në mend na bien emrat sikur që është Ted Bundy. Por, bota e kriminelëve është më e madhe sesa kaq. As vrasësit serikë nuk janë të gjithë njësoj, sikur që nuk janë as aq të "frytshëm" në veprimtarinë e tyre, sikur Bundy. Por, kjo nuk i pengon ata që të jenë po aq të tmerrshëm. I tillë është edhe Edward Paisnel, i njohur me nofkën Përbindëshi nga Xhersi. Midis viteve 1960 dhe 1971, Paisnel kishte terrorizuar ishullin Xhersi, të vendosur në Kanalin anglez. Paisnel hynte në shtëpi kur binte errësira, duke vendosur një maskë të tmerrshme, të gomës.

Pasi hynte brenda, ai sulmonte dhe keqtrajtonte seksualisht të gjitha gratë dhe fëmijët që gjendeshin aty. Përkundër asaj se krimet e tij, kur krahasohen me ato të Bundy-t, duken të zbehta, ai ishte një kriminel tepër i frikshëm. Krimet e tij morën fund pasi që u burgos për vjedhje veture. Brenda automobilit, policia kishte gjetur kostumin e Paisnelit.

(Kosova Sot Online)