Gjigantët e gjetur në Luginën e Vdekjes

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 14:22
Gjigantët e gjetur në Luginën e Vdekjes

Ka shumë tregime për gjetjen e gjigantëve, megjithatë, asnjë tregim nuk mund t'ia afrohet atij të eksploruesit, që kishte raportuar gjetjen e gjigantëve në Luginën e Vdekjes në Kaliforni. Për vite të tëra, eksploruesit e Kalifornisë kanë kërkuar dhe raportuar për tunelet e mbushura me gjigantë.

Në librin e tij, Bourke Lee ka shkruar se kishte gjetur disa njerëz shumë të mëdhenj, të cilët, sipas tij, ishin vrarë kur një minierë masive kishte rrëshqitur. Ajo që i ka habitur eksploruesit ka qenë madhësia enorme e trupave të këtyre njerëzve, të cilët besohet të kenë jetuar 8500-9500 vjet më parë. 

(Kosova Sot Online)