Rrëfimet për rastet e rimishërimit janë bërë tregime të zakonta

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 15:08
Rrëfimet për rastet e rimishërimit janë bërë tregime të zakonta

Ky është një rrëfim i shkurtë për Carl Edon-in, që, në vitin 1995, kur ishte në moshën njëzetedyvjeçare, ishte goditur për vdekje nga kolegu i tij i punës, Gary Vinter. Që të dy kanë qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna kur edhe kishte plasur sherri, që fatkeqësisht kishte përfunduar në mënyrë tragjike për Edon-in, i cili ishte therur plot 37 herë nga kolegu i tij.

Megjithatë, nuk është vdekja brutale e Carl-it, për të cilën do të diskutohet në këtë tregim S i fëmijë, teksa ka qenë vetëm trevjeçar, Carl u kishte thënë prindërve të tij që i kujtohej që kishte jetuar edhe një jetë tjetër, ku kishte shërbyer në "Luftwaffe" - Forcat Ajrore të Gjermanisë. Pikërisht gjatë një ekspedite në Midelsbro të Anglisë, si ishte vrarë, ndërsa Carl-i pretendonte që në jetën e kaluar ai e kishte humbur këmbën e tij të djathtë, jo shumë kohë para se të vritej. Natyrisht, sikur shumica e njerëzve të tjerë, edhe babai i tij kishte qenë shumë skeptik për të thënat e djalit të tij. Gjetja e trupit të ushtarit Megjithatë, gjërat kishin filluar të qartësoheshin në vitin 1997, dy vite pas vdekjes së Carl-it. Pikërisht në atë vit ishte zbuluar mbetjet e kufomës së një ushtari gjerman, i cili kishte vdekur si pasojë e një shpërthimi të një bombe, që paraprakisht ia kishte shkatërruar këmbën. Më vonë ishte bërë e ditur që ushtari në fjalë ishte Heinrich Richter. Carl, përgjatë njëzetedy viteve të jetës së tij kishte jetuar me një shenjë në këmbën që ai pretendonte se e kishte humbur në jetën e kaluar. Ndërsa, shumë ekspertë të dukurive paranormale kanë thënë që shenjat e lindjes shumë shpesh mund të jenë tregues të rimishërimit. Nuk mund të jetë koincidencë Natyrisht, të gjitha këto do të mbeteshin një koincidencë e llojit të vet sikur të mos ishte Bill Norman, i cili, pas shumë përpjekjeve, kishte arritur të vinte kontakt me familjen e Heinrich Richter-it, prej të cilëve kishte siguruar disa fotografi të birit të tyre të ndjerë.

Pas krahasimit të fotografive janë vërejtur ngjashmëri të mëdha në mes të Carl-it dhe Heinrich-it, ndërsa nëna e këtij të fundit ka thënë që kur i biri i tij ishte më i ri, ka qenë identik me Carl-in. Mirëpo, çudia nuk mbaron me kaq. Natën kur Carl-i (punëtor i hekurudhave) ishte vrarë, ai ka qenë duke pastruar hekurudhat në Midelsbro, ku kishte filluar punën pasi që kishte mbaruar me regjionin e Skiningrove. Edhe Heinrich kishte filluar bombardimet në Midelsbro, pak kohë pasi që kishte vepruar në Skiningrove. "Të gjithë këto "fakte", nuk mund të përbëjnë diçka që është vetëm koincidencë", ka thënë historiani Norman, i cili, pasi që e kishte hetuar në detaje këtë rast, kishte filluar të besojë në rimishërim.  

(Kosova Sot Online)