Mendohet se shkenca dhe paranormalja nuk shkojnë assesi bashkë

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 15:26
Mendohet se shkenca dhe paranormalja nuk shkojnë assesi bashkë

Sinkronizmi i Carl Jung-ut

Psikiatri dhe psikoterapeuti i famshëm Carl Jung më shumë është i njohur për studimin e rolit të arketipave në vetëdijen njerëzore, por ai po ashtu për 20 vjet me radhë ka studiuar sinkronizmin, apo besimin se ngjarjet që nuk kanë lidhshmëri kauzale, mund të lidhen në një formë të kuptueshme. Shumë njerëz mendojnë se ky është themeli i teorive moderne, të cilat e konsiderojnë vetëdijen si forcë krijuese në univers. Jung ishte ndikuar fuqishëm nga përvoja me një paciente, e cila rastësisht një herë ia tregonte atij ëndrrën e saj, ku ia jepnin një bubuzhel të artë. Në atë moment në dritaren e Jungut trokiti një insekt dhe, kur ai shikoi, pa se ai ishte me të vërtetë një bubuzhel me ngjyrë ari. Jung e mori insektin dhe ia tregoi pacientes.  

Fizikani nobelist Brian Josephson dhe parapsikologjia

Brian Josephson është fizikan laureat i çmimit 'Nobel', i cili ka studiuar ndërlidhjen midis trurit dhe botës paranormale për më shumë se 40 vjet. Kërkimet e tij më kontroverse hyjnë në domenin që quhet parapsikologji. Ai thotë se korkolepsja kuantike e lë të hapur mundësinë që vetëdija të ndikojë në universin fizik me anë të telepatisë, psikokinezës dhe të të menduarit transcendental. Kolegët e tij kryesisht e mohojnë këtë teori, e sidomos idetë e tij rreth memories së ujit dhe fuzionit të ftohtë. 

Dr. Stuart Hameroff dhe shpirti kuantik

Dr. Stuart Hameroff beson në teorinë Orch-OR (reduksionin e orkestruar objektiv), sipas të së cilës vetëdija jonë përbëhet nga informatat kuantike që gjenden në mikrotubula. Sipas kësaj teorie, pasi që të vdesim, "shpirti ynë kuantik" rikthehet në një masë të madhe në univers. Hameroff beson se me këtë teori mund të shpjegohen rrëfimet e njerëzve që kanë përjetuar përvoja afër vdekjes. E, njëra ndër përvojat më të fundit dhe më të njohura i ndodhi ateistit të përbetuar, Dr. Eber Alexander.

(Kosova Sot Online)