Gati të gjitha kulturat në botë besojnë në shpirtra, fantazma

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 09:29
Gati të gjitha kulturat në botë besojnë në shpirtra, fantazma

Ka shumë arsye pse disa njerëz shndërrohen në fantazma pas vdekjes, por ne këtu do t’i shpjegojmë vetëm besimet më të përhapura në Indi. Që të gjithë ne kemi frikë nga shpirtrat. Mjafton që të mendojmë rreth fantazmave dhe të na rrëqethet i tërë trupi. Kur kuptojmë se të gjithë ne, një ditë, të shndërrohemi në fantazma pas vdekjes, atëherë ndjejmë një frikë edhe më të madhe. Të gjithë ne do të donim të shkonim në xhenet pas vdekjes.

Fantazmat janë të frikshme dhe të ndyta. Për këtë shkak askush prej nesh nuk dëshiron që ta ketë fatin e zi e të bëhet njëri nga to. Gati të gjitha fetë shpjegojnë disa veprime që çojnë drejt një jete më të mirë edhe në periudhën pas vdekjes. Nëse ju interesojnë disa besime të hindusve rreth asaj pse mund të bëhemi fantazma pas vdekjes, atëherë lexoni më poshtë. Dëshirat e paplotësuara Arsyeja kryesore dhe më e shpeshtë pse njerëzit rrezikojnë që të bëhen fantazma pas vdekjes, janë dëshirat e paplotësuara. Gati të gjitha kulturat në botë besojnë në këtë. Mungesa e besimeve shpirtërore Disa kultura besojnë se një person i vdekur rrezikon që të bëhet fantazmë kur ai, respektivisht ajo, nuk kishin pasuar praktika shpirtërore derisa kanë qenë gjallë.

Kjo është arsyeja pse shumica e kulturave kërkojnë nga individët që të përqafojnë parime pozitive shpirtërore dhe ta bëjnë një jetë ideale, derisa janë gjallë. Që të gjithë ne kemi parë pleqtë tanë duke kërkuar nga ne që ta përqafojnë një rrugë të mirë shpirtërore, duke kërkuar shpëtimin. Të gjitha religjionet kanë rregullat e tyre shpirtërore për t’iu ndihmuar njerëzve në këtë drejtim. Shkrimet e shenjta hinduse thonë se një njeri i ndritur është i lirë si nga jeta, po ashtu edhe nga vdekja. Një njeri i tillë kurrë nuk do të bëhet fantazmë pas vdekjes. Zilia dhe obsesionet Një person, i cili është lakmitar apo i obsesionuar me pasurinë materiale, do të jetë më i rrezikuar që të bëhet fantazmë menjëherë pas vdekjes, thonë disa shkolla të mendimit. Obsesionimi pas pasurisë apo alkoolit po ashtu e rrit rrezikun që një njeri të bëhet fantazmë pas vdekjes. Sikur edhe te rasti i dëshirave të paplotësuara, obsesionet e lidhin shpirtin e personit me kënaqësitë e kësaj bote dhe kjo është arsyeja pse shpirtrat e tillë shndërrohen në fantazma pas vdekjes së trupit. Në fakt, filozofët gjithmonë kanë thënë se lakmia është arsyeja kryesore pas çdo mjerimi. Mënyrat e të menduarit negativ Ata që mendojnë negativisht, e bëjnë mendjen e tyre helmuese. Një mendje e tillë helmuese gjithmonë do të jetë e mbushur me emocione negative, sikur që është zemërimi, mjerimi dhe depresioni. Kur një person e mbush jetën e tij me negativitet, rreziku që ai të bëhet fantazmë pas vdekjes, sa vjen e rriten. Në fakt, të menduarit dhe energjia pozitive na ndihmojnë edhe pas vdekjes. Energjia pozitive shëron dhe është e dobishme si për trupin, po ashtu edhe për shpirtin tonë. Një ego tepër e fortë Një person me ego të fortë mund të shndërrohet në fantazmë pas vdekjes për shkak se ka punë të pakryera në këtë botë. Një shpirt çlirohet dhe arrin nivelet më të larta, vetëm pasi që t’i ketë mbaruar hesapet me pjesën e tij fizike. 


(Kosova Sot Online)