ShBA-të edhe zyrtarisht tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për klimën

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 08:42
ShBA-të edhe zyrtarisht tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën zyrtarisht janë larguar nga Marrëveshja mbi klimën, e cila është arritur në Paris në vitin 2015.

Më 4 nëntor 2019, autoritetet amerikane informuan Kombet e Bashkuara se kishin filluar procesin e largimit nga marrëveshja.

Pastaj, shefi i diplomacisë amerikane, Michael Pompeo, tha se ai ia dorëzoi njoftimin zyrtar KB.

Kështu filloi procesi i tërheqjes, i cili zgjat një vit.

Pompeo e quajti Marrëveshjen e klimës së Parisit "barrë të padrejtë ekonomike" për ekonominë amerikane.

Rreth 200 shtete kanë nënshkruar Marrëveshjen e klimës në Paris, sipas së cilës secili vend vendos qëllime për uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm që çojnë në ndryshimin e klimës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë që tërhiqet nga marrëveshja.

Megjithëse presidenti i SHBA-ve Donald Trump mori vendim për t'u larguar në mes të vitit 2017, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta bënin atë deri më 4 nëntor 2019, pasi marrëveshja ndalon tërheqjen e vendit gjatë tre viteve të para të ratifikimit të saj.

(Kosova Sot Online)