Ja pse alienët nuk kanë nevojë për anije kozmike

  • E.K /
  • 11 nëntor 2020 - 15:22
Ja pse alienët nuk kanë nevojë për anije kozmike

Edhe pse sapo të përmenden jashtëtokësorët menjëherë na bien ndërmend UFO-t e tyre, mund të jetë që ata të mos kenë nevojë fare për anije kozmike.

Disa kozmologë mendojnë se jeta njerëzore, në fakt, tërë jeta në Tokë, e ka origjinën nga gjetiu në univers dhe ka mbërritur në Tokë me anë të ndonjë asteroidi, i cili mund ta ketë goditur Tokën miliona vite më parë. Bazuar në këtë, ekziston edhe ideja se civilizimet e alienëve në fakt zhvillohen brenda asteroideve të mëdha. Kjo ide është eksploruar gjerë e gjatë në romanin e Greg Bear-it, "Eon".

Pra, alienët mund të udhëtojnë me asteroidë dhe nuk kanë nevojë për UFO. Alienët përdorin robotët Një civilizim mjaft i përparuar jashtëtokësor pa dyshim se ka arritur edhe të prodhojë një inteligjencë të fortë artificiale, apo thënë më thjeshtë, robotë, të cilët i përdorë për t'i dërguar në misione, duke përfshirë edhe misionet në Tokë. Pra, nëse edhe me të vërtetë ekzistojnë UFO-t, apo anijet kozmike të jashtëtokësorëve, në to ka shumë të ngjarë që të mos gjenden vetë alienët, por robotët e tyre.

Alienët udhëtojnë/komunikojnë me anë të fuqive psikike Ne shpesh i paramendojmë jashtëtokësorët si specie, të cilat kanë njohuri tejet të mëdha teknologjike. Por, çka nëse në gjithësi ekzistojnë jashtëtokësorë aq të përparuar në aspektin biologjik, sa që të posedojnë aftësi telepatike, të panjohura dhe të paimagjinueshme? Evolucioni i specieve të ndryshme atje larg në gjithësi mund ta ketë pasur një rrjedhë tjetër me evolucionin në Tokë, kështu që çdo gjë është e mundur. Alienët mund të jenë në gjendje që t'i transportojnë idetë e tyre në gjithësi.

Alienët janë bioforma ekstreme Alienët nuk kanë nevojë për anije kozmike, meqë ata ose jetojnë në hapësirë, ose mund të fluturojnë vetë nëpër të. Janë shpikur emra ndër më të ndryshmit në lidhje me krijesat e tilla, si: zenoidët, kafshët hapësinore, ajroformat, UFO-t organike, eterikët, bioformat. Premisa kryesore është se, sikur që në Tokë ka disa specie të cilat mund të ekzistojnë në kushte armiqësore, sikur p.sh. në vullkane, apo akullnaja, po ashtu edhe alienët mund të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Alienët bëjnë simulime Teoria e simulimit e Nick Bostrom-it thotë se, për shkak të gjasave të mëdha që speciet aliene të jenë në gjendje të krijojnë simulime të përparuara, nuk është vetëm e mundur, por me gjasë edhe e besueshme që ne të jemi duke jetuar në ndonjë simulim. I tërë universi ynë është programuar në mënyrë metodike nga alienët, të cilët tani na studiojnë duke shikuar se si do të zhvillohemi. Pra, alienët nuk kanë nevojë të fluturojnë në anije kozmike, meqë ata në fakt janë pronarët e universit tonë.

(Kosova Sot Online)