SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 09:39
SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë

Kompania në pronësi të Elon Musk dërgoi me sukses astronautët si Bob Behnken dhe Doug Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 2 Maj. Disa muaj më vonë Crew Dragon u rikthye duke sjellë astronautët në një mision historik dhe ishte i pari mision që prej 2011-ës që fluturon nga Shtetet e Bashkuara.

NASA zyrtarisht ka aprovuar kapsulën SpaceX Crew Dragon dhe Falcon 9 për fluturime të rregullta në drejtim të hapësirës nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

SpaceX do të bëhet agjencia e parë e cila është e certifikuar për misione hapësinore nga NASA. SpaceX në vitet e fundit ka kryer testime nga Toka për të provuar se sistemi i saj funksionon.

Kompania në pronësi të Elon Musk dërgoi me sukses astronautët si Bob Behnken dhe Doug Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 2 Maj. Disa muaj më vonë Crew Dragon u rikthye duke sjellë astronautët në një mision historik dhe ishte i pari mision që prej 2011-ës që fluturon nga Shtetet e Bashkuara.

SpaceX kaloi edhe nëpër disa testime të tjera si ai i sistemit të parashutës, i shpëtimit, apo anulimit të fluturimit. Tani që raketat Crew Dragon dhe Falcon 9 janë certifikuar, NASA dhe SpaceX mund të fillojnë të mendojnë për fluturimet e ardhshme që do të dërgojnë më shumë astronautë në orbitë.

(Kosova Sot Online)