Tregimet më të famshme me fantazma në amerikë

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 14:54
Tregimet më të famshme me fantazma në amerikë

Burgu në Moundsvill.Gjatë më shumë se njëqind viteve të funksionimit, Qendra Korrektuese në Moundsvill të Virxhinas Perëndimore ka qenë stacioni i fundit për mijëra kriminelë. Në këtë burg janë vrarë shumë njerëz, disa nëpër karrige elektrike, disa janë varur e shumë e kanë pësuar nga të burgosurit e tjerë. Burgu është mbyllur në vitin 1995, mirëpo në bazë të disa njerëzve shpirtrat e të torturuarve vazhdojnë të jenë të ngujuar në qelitë e burgjeve dhe herë pas here mund të dëgjohen duke bërtitur. Shtëpia e vrasësit me sëpatë Nata e 10 qershorit të vitit 1912 ka qenë fatale për familjen Moore nga Villiska, pasi që kryefamiljari Josiah B. Moore, bashkë me bashkëshorten e tij, katër fëmijët dhe dy shoqe të vajzave të tyre, e kishin gjetur vdekjen nga një vrasës, identiteti i të cilit kurrë nuk është zbuluar.

Ndër vite, banorët e kësaj shtëpie kanë raportuar për shfaqjen e fantazmës së një burri me sëpatë si dhe dëgjimin e të qarave të mëdha të fëmijëve. Prej vitit 1994, kur shtëpia është restauruar për t'u kthyer në gjendjen e saj fillestare - pa ujë e rrymë - kjo shtëpi është kthyer në një atraksion turistik, ku grupe të ndryshme e kalojnë natën në mesin e fantazmave. Fantazma e Sammie Dean-it Zherom është një fshat me pasuri të mëdha nëntokësore si dhe me një reputacion të bujshëm të dukurive paranormale. Tani në fshat jetojnë më pak se 400 banorë (nga 15.000 sa kanë jetuar në kohën e lulëzimit të minierave), megjithatë besohet se fshati është i populluar në masë të madhe nga fantazmat, që kanë ndërruar jetë nëpër incidentet e ndryshme në miniera. Gjithsesi, fantazma më e famshme është ajo e bukuroshes Sammie Dean, që kishte punuar si prostitutë dhe ishte vrarë nga një klient i saj.

Besohet që shpirti i saj sorollatet duke e kërkuar vrasësin, i cili nuk është parë kurrë më. Birraria "Moon River" Birraria "Moon River" ka filluar prodhimin e birrave në vitin 1999, mirëpo ndërtesa në të cilën prodhohet kjo birrë është më e vjetra në rrethinë, pasi që daton nga vitit 1821. Në fillim, kjo ndërtesë ka qenë hotel, ku më pas kishin ndodhur shumë vrasje e përdhunime,kryesisht gjatë Luftës Civile. Sot, punonjësit e birrarisë raportojnë për një sërë rastesh të dukurive paranormale, nga rrëzimi i befasishëm i shisheve dhe gjësendeve të tjera, deri tek zërat e frikshëm e misteriozë.

(Kosova Sot Online)