Niset anija “Crew Dragon”, astronautët do të qëndrojnë 6 muaj në hapësirë

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:11
Niset anija “Crew Dragon”, astronautët do të qëndrojnë 6 muaj në hapësirë

Anija hapësinore “Crew Dragon” e kompanisë SpaceX të Elon Musk, me 4 astronautë është nisur nga baza e Cape Canaveral drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Ky është misioni i parë operativ i NASA pas nisjes historike të muajit maj që dërgoi në Stacionin Hapësinor dy astronautë të tjerë, 9 vjet pas Space Shuttle.

Në brendësi të kapsulës ndodhen 3 amerikanë të NASA-s, komandanti Michael Hopkins, piloti Victor Glover, specialistja e misionit Shannon Walker dhe austronautja japoneze Soichi Noguchi.

4 astronautët do të qëndrojnë në Stacionin Hapësinor për 6 muaj dhe gjatë kësaj kohe do të zhvillojnë eksperimente të ndryshme shkencore.

(Kosova Sot Online)