Shtëpia e vizituar nga djalli, historia e frikshme që fshihet pas saj

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 09:16
Shtëpia e vizituar nga djalli, historia e frikshme që fshihet pas saj

Loftus Hall, “shtëpia e braktisur” e Irlandës është nxjerrë në shitje për 2.5 milonë euro. Do të pyesni çfarë ka të veçantë kjo rezidencë? Mjafton të lexoni historinë dhe të shihni fotot nëse do të ishit mjaftueshëm të guximshëm.

Kjo është një rezidencë e shekullit 14-të. Madje thuhet se Djalli e ka vizituar. Sipas legjendës, një i huaj iu afrua sallës së errët, në Gadishullin Hook të Wexford, gjatë një stuhie duke kërkuar strehim. Ai u mor nga familja Tottenhamdhe një zonjë e re, Anne Tottenham ra kokë e këmbë në dashuri me të.

Një natë, gjatë një loje me letra, Zonja Anne thuhet se kishte lëshuar një kartë në dysheme dhe kur shkoi ta merrte atë, ajo vuri re se i huaji kishte thundra, në vend të këmbëve, një shenjë e Djallit. Thuhet se sapo ai e kuptoi atë që ajo pa, ai ndezi zjarr në çati duke e lënë Anne në një gjendje shoku nga e cila nuk u shërua kurrë. Ajo kaloi pjesën tjetër të jetës së saj derisa vdiq në dhomën e sixhades dhe fantazma e saj thuhet se përndjek pallatin, transmeton lajmi.net.

Historia thotë se një prift vendas u soll për të ekzorcuar dhomën e sixhades, por ai nuk ia doli. Dhe veprimet drithëruese në Loftus Hall , e cila u ndërtua në 1350 dhe u rinovua në vitet 1870, me sa duket vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, me pronarin aktual, Aidan Quigley, duke thënë se ndjen një prani të saj, edhe kur është vetëm.

(Kosova Sot Online)