Universi po nxehet kur në fakt ai duhej të ftohej, çfarë do të thotë kjo për fundin e tij?

  • G.G /
  • 19 nëntor 2020 - 11:34
Universi po nxehet kur në fakt ai duhej të ftohej, çfarë do të thotë kjo për fundin e tij?

Astronautët e kanë ditur për një kohë të gjatë që universi zgjerohet, domethënë zgjerohet si një tullumbace kur mbushet me ajër. 

Shkencëtarët besuan se gjithësia, ndërsa zgjerohet dhe galaktikat në të lëvizin gjithnjë e më larg, gradualisht do të bëhen më të ftohta. Por sipas hulumtimit të ri nga Instituti i Fizikës së Kozmologjisë dhe AstroParticle (CCAPP) në Universitetin e Ohajos, duket se gjërat nuk kanë evoluar në atë drejtim deri më tani dhe se universi është bërë në të vërtetë më i ngrohtë me kalimin e kohës.

Pasi analizuan historinë termike të hapësirës gjatë 10 miliardë viteve të fundit, ekspertët e CCAPP arritën në përfundimin se temperatura mesatare e gazit kozmik është rritur më shumë se 10 herë dhe tani ka arritur rreth 2.2 milionë gradë Celsius, shkruan Universe Today.

“Studimi ynë i ri siguron konfirmimin e drejtpërdrejtë të punës së Jim Peebles, fituesit të Çmimit Nobel në Fizikë në vitin 2019, i cili paraqiti një teori rreth asaj se si krijohet një strukturë në një shkallë të gjerë në hapësirë. Ndërsa universi evoluon, graviteti tërheq materien e errët dhe gazin në galaktika dhe grupe galaktikash. Kjo tërheqje është jashtëzakonisht e fortë, aq e dhunshme sa gjithnjë e më shumë gaz në hapësirë ëpo nxehet”, shkroi në një raport fizikanti Yi-Kuan Chiang i CCAP.

Gjatë hulumtimit të tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat termike të strukturës në shkallë të gjerë (LSS). Këto struktura janë formuar nga graviteti dhe mund të jenë larg deri në një miliard vjet dritë. Gjegjësisht, galaktikat nuk hidhen rastësisht në hapësirë, por për shkak të gravitetit ndjekin një strukturë të caktuar që i ngjan vrimave në djathin zviceran.

A duhet që universi të bëhet më i ftohtë?

Shumë astronomë deri më tani kanë supozuar se universi do të bëhej gjithnjë e më i ftohtë gjatë zgjerimit dhe se përfundimisht mund t’i jepte fund jetës së tij në ‘Ngrirjen e Madhe’. Teoria e ‘Ngrirjes së Madhe’ është një nga hipotezat më të pranuara për vdekjen e universit. Sipas këtij skenari, zgjerimi i vazhdueshëm duhet të rezultojë në një univers që i afrohet zeros absolute për sa i përket temperaturës.

Ithtarët e kësaj teorie besojnë se yjet do të formohen normalisht për një kohë të gjatë, por që në fund të fundit, për shkak të zgjerimit të universit, ata do të shterojnë furnizimin me gaz të nevojshëm për formimin e tyre. Ndërsa yjet ekzistues do të konsumojnë karburantin e tyre dhe do të humbin shkëlqimin e tyre dhe nuk do të ketë të rinj, vetë universi do të bëhet më i errët dhe i ftohtë. Përfundimisht, universi do të dominohet nga vrima të zeza, të cilat do të zhduken pas një kohe.

Por zbulimi nga Chiang dhe kolegët e tij tregon se universi po ngrohet tani për tani, megjithë zgjerimin e tij. Duke supozuar se nuk ka asnjë mekanizëm për të ruajtur ekuilibrin termik, a mund të nënkuptojë kjo se universi nuk do të përfundojë në një ‘Ngrirje të Madhe’, por në një ‘Flakë të Madhe’?

Siç shkruajti poeti amerikan Robert Frost: “Disa thonë se bota do të përfundojë në zjarr, të tjerët thonë në akull”, domethënë ka disa teori për ditët e fundit të universit. Përveç ngrirjes së madhe, ekziston edhe ideja që universi do të fillojë të tkurret përsëri pas një kohe ( Big Crunch ) ose se ai thjesht mund të zhduket në një pikë, pa ndonjë paralajmërim (Big Slurp).

Ende nuk duket se e dimë me siguri se si do të përfundojë universi.

(Kosova Sot Online)