Fantazma e rrugës Church

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 09:25
Fantazma e rrugës Church

Ky tregim i vërtetë ndodhi në vjeshtën e vitit 2001. Shtëpia gjendet në rrugën "Church" në Pallatin e Bakingamit, Kuebek, Kanada. Një ditë, i zoti i shtëpisë ishte vetëm dhe filloi që të dëgjonte zëra sikur kur hapet dera e prapme. Ai u befasua, bile edhe u hidhërua pak, sepse mendoi sesi dikush e hapi derën pa trokitur. Por, ai bërtiti: Prisni pak, erdha! Ajo që ai pa, i mbeti në kujtim për tërë jetën.

Te dera e prapme qëndronte një gjysmë-njeri, i cili ishte këmbëzbathur dhe kishte veshur rroba të kuqe deti. Ai dukej vetëm mesit e teposhtë. Derisa ecte nëpër dhomë, pronarin e shtëpisë e kishte kapluar frika. Ai i kishte mbyllur sytë, duke analizuar se çka ishte duke parë. Në atë moment, ai kishte bërtitur, duke thënë: "Oh, Zot! Ti je fantazmë? Më pas, fantazma ishte zhdukur dhe kurrë nuk ishte paraqitur më.

(Kosova Sot Online)