Pse klounët dinë të jenë aq të frikshëm?

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 15:49
Pse klounët dinë të jenë aq të frikshëm?

Jo fort moti, klounët konsideroheshin si personazhe të pasherr, argëtuese. Por, falë filmave të Hollivudit dhe një vrasësi serik, tani klounët janë shndërruar në një burim të madh të frikës dhe tmerrit S i Shoqata botërore e klounëve, po ashtu edhe "Clowns International" kanë shënuar rënie të numrit të pjesëtarëve, me një rënie prej rreth 30% të SHBA-së dhe me një rënie gjithnjë e më të madhe në Britani. Sipas gazetës "Telegraph", anëtarësia e organizatës "Clowns International" ka rënë nga 1000, në vetëm 100 klounë.

Edhe pse datojnë që nga Egjipti i lashtë, më saktësisht nga viti 2400 para erës së re, gjatë Dinastisë së pestë të Egjiptit, klounët nuk u bënë shumë të popullarizuar deri në vitet 1800, kur aktori anglez Joseph Grimaldi krijoi pamjen tradicionale të grimit të bardhë. Viti 1792 Që nga viti 1792, kur në SHBA arriti cirku i parë modern, klounët janë bërë pjesë e kulturës amerikane. Dikur klounët ishin aq të pëlqyer, sa që ekzistonin tri lloje të tyre: Klounët me fytyrë të bardhë, ata Auguste dhe grupi i klounëve Hobo. Klouni Auguste, që njihet edhe me emrin Klouni i kuq, përdorë ngjyrën e kuqe, apo vjollcë në vend të së bardhës, derisa klounët Hobo kanë mjekër dhe thekse të bardha rreth syve dhe rreth gojës.

Derisa disa thonë se zvogëlimi i numrit të klounëve është thjesht, për shkak se kanë dalë nga moda, të tjerët për këtë rënie i fajësojnë filmat e Hollivudit, ku janë të shpeshtë klounët e këqij, keqdashës dhe keqbërës. Sipas klounit profesional, Jeffrey Harris nga Evansvilli i Indianës, varet nga lloji i klounit, se a do të jetë një kloun i mirë, apo i keq. "Pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë nga klouni i bardhë, apo nga klounët Auguste. Ne klounët Hobo dukemi më shumë si njerëz të rëndomtë dhe pranohemi më mirë edhe nga frikacakët". Për t'u bërë kloun profesional, ai ndoqi një shkollë dhjetë javore dhe kaloi dekada të tëra për ta përsosur punën e tij. Klounët e frikshëm Ka klounë të tjerë, të cilët pajtohen me faktin që të jenë të frikshëm. Penny S. Dreadfull nga Korpus Kristi, Teksas, kënaqet së qeni kloun i frikshëm.

Ajo në fakt kishte frikë nga klounët derisa shkoi në një shfaqje dhe takoi dy klounë, Shivers dhe Quivers, të cilët më pas u bënë miq të saj të ngushtë. Sido që të jetë, frika nga klounët ka edhe një emër shkencor, coulrophobia. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi, nuk mund ta shikojnë klounin në fytyrë pa ndier ankth. Vrasësi serik nga jeta reale Por, përkundër klounëve të filmave dhe TVsë, përshkrimi më rrëqethës i klounëve vjen nga një ngjarje e vërtetë, nga John Wayne Gacy, Jr., i njohur si Klouni vrasës. Gacy u dënua në vitin 1980 për abuzimin seksual dhe vrasjen e 33 djemve adoleshentë dhe të rinjve në Çikago. Ai shpesh luante në ndeja rolin e Klounit Pogo, një personazh që e krijoi vetë. Pra, çka mendoni ju? Kush e ka fajin për rënien e popullaritetit të klounëve? Çka mendoni ju?

(Kosova Sot Online)