Kina nis një raketë drejt Hënës, kërkon të marrë një mostër hënore

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 08:36
Kina nis një raketë drejt Hënës, kërkon të marrë një mostër hënore

Kina lëshoi dje një raketë pa pilot në një mision për të marrë një mostër hënore, përpjekja e parë e tillë e bërë nga një vend në më shumë se katër dekada.

Raketa që mbante anijen robotike “Chang’e 5” u lëshua nga Qendra Hapësinore “Wenchang “në provincën jugore Hainan dje herët në mëngjes.

Pasi të zbresë në Hënë, misioni shpreson të sjellë sërish shkëmbinjtë hënorë në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e tretë që e bën këtë pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Ky është misioni më ambicioz i Kinës deri më tani dhe ndjek misionin “Chang’e 4” të vitit të kaluar, i cili arriti uljen e parë të bërë ndonjëherë në anën e largët të Hënës.

Misioni i fundit i kthimit të një mostre hënore ishte “Luna-24” i Bashkimit Sovjetik në gusht 1976, i cili solli 170,1 gramë mostra hënore sëri në Tokë.

(Kosova Sot Online)