Majmunët mund të flasin si paraardhësit tanë?

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 15:10
Majmunët mund të flasin si paraardhësit tanë?

Ka kohë që shkencëtarët kanë vërejtur se njerëzit nuk janë krijesat e vetme në këtë botë që komunikojnë me zë. Duke u nisur nga zërat e delfinëve, e deri te murmuritjet e elefantëve, disa lloje të shtazëve me të vërtetë na bëjnë konkurrencë në të folur.

Derisa në disa raste është vështirë të thuhet se çka d.m.th. një zë i një kafshe, p.sh. lehja e qenit, apo mjaullima e maces, ka kafshë që, me të komunikuarit e tyre me zë, na bëjnë të mendojmë se, ngjashëm me to, mund të kenë komunikuar edhe paraardhësit tanë. Tani, studimet më të reja thonë se komunikimi i gibonëve (lloj majmuni) duket të përfshijë fjalë dhe struktura gjuhësore, që mund të krahasohen edhe me gjuhën tonë të tanishme. Dr. Angela Dassow, njëra nga autoret e studimit, thotë se gibonët sot komunikojnë me zëra që janë të ngjashme me fjalët e paraardhësve tanë të largët, që kanë jetuar 1,8 milionë vjet më parë.  


(Kosova Sot Online)