Mali misterioz Marcahuasi, portë e një dimensioni tjetër?

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 12:04
Mali misterioz Marcahuasi, portë e një dimensioni tjetër?

Mali shkëmbor Marcahuasi mund të gjendet në malet e Andeve në lindje të kryeqytetit të Perusë, Lima. Me një lartësi mbidetare prej 3810 metrash, ky vend misterioz për herë të parë ishte studiuar nga shkrimtari paranormal Daniel Ruzo, gjatë viteve 1950. Ky vend jo i rëndomtë është skenë ku gjenden shumë gurë të mëdhenj të granitit, me forma të ndryshme që ngjajnë me fytyra njeriu, me kafshë të ndryshme dhe me simbole fetare. Ekziston edhe një gur i madh i granitit, i cili duket sikur kokë njeriu e kthyer kah qielli dhe për të cilën thuhet se ngjan me "fytyrën" e famshme që shihet në Mars.

Askush nuk e di se nga kanë ardhur këto "statuja" të çuditshme nga guri, prandaj ka shumë spekulime rreth origjinës së tyre. mosha e tyre i bën ato më të vjetra se çdo civilizim i njohur. Por, kjo nuk është e tëra. Sipas legjendave të vjetra, mali në fjalë paraqet një portë të kalimit nga një dimension, në dimensionin tjetër. A thua mund të jetë e vërtetë kjo?!

(Kosova Sot Online)