Dërgimi i njerëzve në mars mund ta zbulojë sekretin e krijimit të njeriut

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 14:05
Dërgimi i njerëzve në mars mund ta zbulojë sekretin e krijimit të njeriut

Nëse arrihet shkuarja e suksesshme e njeriut në Mars, atëherë do të mund ta zbulonim një gjurmë të rëndësishme të jetës në Tokë, gjë që gjithsesi është njëra ndër misteret më të mëdha në historinë e njerëzimit. Teoria e quajtur panspermia, e cila daton nga shekulli V para erës së re, flet për atë që disa forma të jetës mund të kërcejnë nga një planet në tjetrin, e bile edhe në yje, me qëllim të fertilizimit me jetë.

Sipas kësaj teorie, jeta as që është krijuar në Tokë, por ajo ka ardhur në disa forma të caktuara nga ndonjë planet tjetër. Pra, sipas kësaj teorie, ne jemi jashtëtokësorë. "Nëse në Mars gjejmë baktere të cilat janë të lidhura me ato në Tokë, atëherë një zbulim i tillë do ta ndryshonte rrjedhën e historisë njerëzore", thotë një ekspert i çështjes

(Kosova Sot Online)