Studimet rreth alienëve – Rruga e Qumështit është e mbushur me qytetërime të vetë-shkatërruara

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 13:05
Studimet rreth alienëve – Rruga e Qumështit është e mbushur me qytetërime të vetë-shkatërruara

Shkencëtarët mendojnë se Galaktika jonë është e mbushur me alienë që kanë vdekur tashmë si pasojë e shkencës së vetë.

Galaktika e Rrugës së Qumështit mund të ketë qenë vendbanimi i qytetërimeve aliene, thotë një studim i ri, shkruan “DailyMail”.

Sipas këtij studimi, këto qytetërime janë shfarosur si pasojë e evoluimit dhe përparimit të tyre, që i qoj drejt shkatërrimit të tyre.

Kjo deklaratë erdhi pasi shkencëtarët nga NASA kanë përdorur një version të ri më të mirë për të kalkuluar gjasat e jetës inteligjente, dhe besojnë se jeta aliene mund të ketë filluar rreth 8 miliardë vite pasi u formua galaktika jonë.

Me këto rezultate, skuadra ka përfshirë edhe idenë se zhvillimi në shkencë dhe teknologji drejton të gjitha civilizimet drejtë shkatërrimit të pashmangshëm.

Shkencëtarët thanë se: “Ne kemi gjetur shenja që drejtojnë drejt mundësisë se jeta inteligjente në galaktikën tonë është vetë-shkatërruar. Nëse jeta inteligjente ka shkatërruar civilizimin e vetë, nuk është e çuditshme që ne nuk kemi hasur në asnjë civilizim tash e sa vite kërkime”.

Studiuesit gjithashtu kanë thënë se jeta inteligjente diku tjetër në galaktikë është akoma shumë e re që ne ta vëzhgojmë dhe shumë larg nga Toka që të mund të identifikohet.

Edhe pse këto zbulime gjithmonë janë bërë duke përdorur kohën biologjike të evoluimit të jetës në Tokë, shkencëtarët besojnë se edhe me hapa më të shpejtë ose të ngadaltë, jeta ekziston në univers.

Ata gjithashtu mendojnë se gjasat më të mira për zhvillim të jetës në Galaktikën tonë janë rreth 13 mijë vite dritë larg nga qendra e Galaktikës, pra që do të thotë rreth 25 mijë vite dritë larg nga Toka.

Pra, në jetën tonë do të jetë e pamundur që të kuptojmë realitetin rreth qenieve aliene.

(Kosova Sot Online)