Sekretet e magjistarëve rumunë

  • E.K /
  • 30 December 2020 - 15:28
Sekretet e magjistarëve rumunë

Ngjashëm sikur edhe në disa vise të tjera, në Rumani po ashtu ekziston një kult i fortë i yshtjeve, për të cilat mendohet se ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës. Por, ka edhe yshtje të mira, me të cilat njerëzit çlirohen nga magjitë, të cilat ua ka bërë dikush. Zakonisht ato shoqërohen me rituale të caktuara, e thuhen me zë, apo me një pëshpërimë që mezi dëgjohet. Edhe pse me këtë punë merren magjistarët, ne ua zbulojmë disa rituale, si dhe disa fjalë të tyre magjike, me të cilat gjoja shërohen sëmundjet, por zgjidhen edhe disa situata të rëndësishme jetësore. Për largimin e sëmundjeve nga shtëpia Yshtjet për shëndet bëhen pranë shtratit të të sëmurit, edhe atë të shtunën në agimin e hershëm, para lindjes së diellit.

Merret një enë me ujë të burimit ku zhytet një tufë borzilok, me të cilin spërkatet rreth shtratit të të sëmurit. Më pas me borzilok bëhet shenja e kryqit dhe thuhet yshtja: "O sëmundje të pashtershme, sëmundje të ndyra, shkoni në shkretëtirë, ikni nga unë. Dreqi nuk do të sundojë kokën time, trupin tim, shpirtin tim, meqë do të shkojë në vendin e shkretëtirës së pajetë, ku do ta djegë flaka dhe do ta robërojë akulli!" Përsëri me borzilok bëhet shenja e kryqit dhe vazhdohet me yshtjen: "Mari e shenjtë, na ndihmo! Sëmundjen që është e pranishme këtu, largoje.

Bëj që (thuhet emri dhe mbiemri i të sëmurit) të jetë sërish i shëndoshë dhe i bukur, i gëzuar dhe i lumtur, me kokë, trup dhe shpirt të pastër. Na ndihmo, Shën Mari!" Pasi të thuhet yshtja, derdhet uji jashtë pragut. Magjistaret rumune thonë se këtë yshtje duhet bërë disa herë në vit, për çdo anëtar të familjes veç e veç, thjesht, për shkak të preventivës. Pastrimi energjetik Për ta mbrojtur shtëpinë nga sulmet e magjisë, apo për ta bërë një "pastrim energjetik" të saj, magjistarët rumunë bëjnë këtë ritual: në një enë qesin ujë të burimit, në të zhysin një degë të borzilokut, e më pas spërkasin me të dritaret, pragun dhe këndet e shtëpisë, duke i thënë fjalët magjike: "O dreqi me brirë, unë kam yshtje të forta, i kam qitur në ujë, me të cilin të përzëmë nga shtëpia e (thuhen emrat e anëtarëve të asaj shtëpie).

I hedh yshtjet e mia kundër teje, në mënyrë që ti, o rrenacak dhe i keq, të ikësh nga kjo shtëpi, nga familjet dhe fati ynë. Fuqitë e mia janë më të mëdha, ato të mundin ty!" Hakmarrja ndaj dashnores së burrit Rumunet e dinë se dashnoret nuk hezitojnë të bëjnë gjithçka, për t'ia marrë burrin dikujt. Por, ato nuk rrinë duarkryq, por me anë të yshtjeve anulojnë magjitë e bëra. Rituali bëhet ashtu që gruaja shkon te burimi i ujit, i kryqëzon duart në kraharor dhe thotë: "Mirëmëngjesi o ujë i bardhë! Të përshëndet e zeza (thuhet emri i vet). Nuk jam e zezë nga dielli, apo zjarri, por jam e zezë meqë ajo (thuhet emri i dashnores së burrit) na ka bërë magji mua dhe burrit tim". Më pas duart zgjaten kah uji dhe vazhdohet përsëri me yshtjen e njëjtë.

(Kosova Sot Online)