Havai ndërton pistën për mirëpritjen e jashtëtokësorëve

  • A.P /
  • 03 January 2021 - 08:45
Havai ndërton pistën për mirëpritjen e jashtëtokësorëve

Qeveria e Havait ka konstruktuar një pistë për zbritjen e UFO-ve dhe një të ashtuquajtur Qendër të Vizitorëve në një hapësirë vullkanike të Ishullit të Madh me qëllim të mirëpritjes së jashtëtokësorëve. Sipas koordinatorit të përgjithshëm të qeverisë,

Garry Hoffeld, ka thënë që qëllimi i ndërtimit të kësaj piste është që t'i tregojmë botës dhe universit në përgjithësi që Havai është një tokë neutrale dhe udhëheqësit e Havait janë të interesuar që të krijojnë marrëdhënie të mira me të gjithë, qofshin ata edhe jashtëtokësorë. Megjithatë, ai më pas e ka pranuar që akti i tyre është më tepër simbolik, për të treguar shpirtin mirëpritës të Havait, ndonëse pak si me shkak ka shtuar që duan ta bëjnë Havain vend të përshtatshëm për mbajtjen e ahengut mirëseardhës për jashtëtokësorët. 

(Kosova Sot Online)