Profesori i Harvardit habit me deklaratën: Alienët na vizituan në këtë vit

  • E.K /
  • 04 janar 2021 - 13:28
Profesori i Harvardit habit me deklaratën: Alienët na vizituan në këtë vit

Një profesor i Harvardit, Avi Loeb pretendon se alienët kanë vizituar Tokën në vitin 2017 dhe beson se shumë të tjerë do të vijnë në vitet e ardhshme. New York Post shkruan se prefesori i cili drejton Departamentin e Astronomisë në Universitetin prestigjioz të Harvardit, ka gjetur disa mbetje që i përkasin një civilizimi tjetër.

Në librin e tij të ardhshëm, Jashtëtokësorja, profesori paraqet një rast bindës se objekti që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor ishte një pjesë e teknologjisë aliene.

Ai pretendon se ky objekt hapësinor iu afrua Tokës përpara se të lëvizte me shpejtësi drejt errësirës. Objekti u pikas për herë të parë nga observatori në ishullin Hawai ku ndodhet teleskopi me definicionin më të lartë.

Fillimisht shkencëtarët menduan se ishte një kometë e zakonshme, por sipas profesorit Loeb ishte objekt alien. Dhe për këtë ai ka një shpjegim përse nuk u përcaktua lloji i këtij objekti.

Çfarë do të ndodhë nëse një njeri i shpellave do të shihte një celular? Ai ka parë vetëm gurë gjatë gjithë jetës së tij dhe do të kishte menduar se celulari është thjesht një shkëmb me shkëlqim, thotë Loeb.

Disa persona sipas tij, nuk duan që të diskutohet teoria e alienëve dhe mundësia që në të ardhmen mund të vizitojnë planetin tonë më shumë prej tyre.

Disa njerëz nuk duam që të diskutojmë mundësinë që në hapësirë ka civilizime të tjera. Ata besojnë se ne jemi të veçantë dhe unik. Mendoj se është paragjykim që nuk duhet ta diskutojmë më, shprehet ai.

(Kosova Sot Online)