'Toka e Puntit' historia e vendit misterioz

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 15:00
'Toka e Puntit' historia e vendit misterioz

Zgjidhet një mister mbi lidhjet tregtare të Egjiptit të Lashtë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin Vendi i Punt, që duket se korrespondon me rajonin që përfshin Etiopinë, Eritrenë, Somalinë dhe Jemenin.

Një studim i fundit mbi analizat izotopike të kockave, dhëmbëve dhe gëzofit të disa majmunëve babuinë, të mumifikuar rreth 3000 vjet më parë, konfirmon një nga teoritë më të besueshme mbi lokalizimin e vendit misterioz, Toka e Puntit, që ishte partneri komercial kryesor i Egjiptit antik.

Sipas studiuesve, shkëmbimi tregtar Egjipt-Punt ka nisur rreth 4500 vjet më parë dhe mund të konsiderohet se fillesa e globalizimit ekonomik. Nga zbulimet dhe studimet e bëra deri më tani rezulton se egjiptianët blinin flori, fildish, mirrë, dru dhe kafshë, ndër ta edhe majmunë babuinë.

Këta të fundit, sipas historianëve, konsideroheshin si mishërimi i Thoth, perëndia e dijes, shkrimit, dhe magjisë. Madje egjiptianët i hiqnin dhëmbët e qenit dhe mund të jetonin me njerëzit, e në fund të jetës i nderonin e i mumifikonin.

Pikërisht analizat e bëra konfirmuan se kafshët e gjetura ishin me prejardhje pikërisht nga ajo zonë e Afrikës, që sot korrespondon me të ashtuquajturën zonë Briri i Afrikës.

Zbulimi është publikuar në revistën shkencore eLife dhe ndër të tjera konfirmon edhe aftësitë e mëdha detare që kishin egjiptianët rreth 4000 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)