Lexoni edhe:
Kosovari që përjetoi tmerrin dje në një xhami në Kanada
Bëhet e ditur se një grua ishte shqetësuar nga shpirti i një viktime të rastësishme të aksidentit me muaj të tërë, para se të çlirohej nga ky makth pas një "trajtimi" nga një shërues popullor në Ipoh të Malajzisë. Sipas asaj që tregon Makkal Osai, Nalamma Thangavelu, 34 vjeçe, ishte përndjekur dhe tmerruar nga një palë sysh, të cilët e përcillnin atë sa herë që shikohej në pasqyrë.
Kosovari që përjetoi tmerrin dje në një xhami në KanadaLexoni edhe:
Familjarët e saj më pas e dërguan atë te një shërues tradicional, i cili zhvilloi me të biseda shpirtërore dhe motivuese, si dhe e inkurajoi që të lutej dhe ta lexonte tekstin hindus "Bhagavad Gita" çdo ditë. Shëruesi tha se sytë i takonin një njeriu i cili kishte vdekur në një aksident ku kishte qenë e pranishme edhe Nalamma, derisa ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi, disa muaj më parë. Pas tri javësh, Nalamma filloi të ndihej më mirë dhe kishte bërë pastrim me lule (të quajtur mandi bunga) për gjashtë ditë. Një muaj më vonë, ajo i është kthyer jetës normale.
(Kosova Sot Online)