Balenat rikthehen në habitatet e tyre të origjinës

  • A.P /
  • 18 janar 2021 - 15:04
Balenat rikthehen në habitatet e tyre të origjinës

Mbi 50 ekzemplarë janë konstatuar në brigjet e South Georgia në Oqeanin Atlantik

Balenat rikthehen në habitatet e tyre të origjinës. Dhe kjo po ndodh pas mbi 40 vitesh. Në vitin 1969 në të gjithë botën u ndalua gjuetia e balenave, por përjashtimet vijuan të pakten deri në vitet ‘80.

Por pas kaq shumë kohësh këto kafshë detare gjigante duhet të përballen me të tjera sfida, kryesisht ajo e ngrohjes globale. Një studim i publikuar në revistën mbi kerkimet e Specieve në Rrezik, flet pikërisht për rikthimin e tyre, kryesisht në zonat polare.

Shkencëtarët shprehen se, më parë kur gjuetia e balenave ishte e lirë, në ishullin South Georgia  të kontrolluar nga Anglia në ujërat e Atlantikut, vriteshin mesatarisht 3000 balena blu çdo vit.

Kafshët e frekuentonin këtë zonë pikërisht sepse ishte shume e pasur me ushqim për to, dhe pas masakrave, u zhdukën me kalimin e viteve. sot, janë rikthyer sërish, dhe vrojtuesit kanë dalluar 58 ekzemplarë në ujërat e ishullit South Georgia që prej vitit 2012.

Edhe kërkime të tjera e konfirmojnë këtë fakt, dhe theksohet se gjitarët e mëdhenj po ripopullojnë sërish zonat polare.

Por theksohet se nëse nga njëra anë ndalimi i gjuetisë po jep frutet e veta, nga ana tjetër balenat po rrezikohën nga një tjetër faktor, ndryshimet klimatike, ngrohja e ujërave dhe rritja e trafikut detar në zonat e akullta.


(Kosova Sot Online)