Thyerja e dritës që mbërrin nga Andromeda

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 15:03
Thyerja e dritës që mbërrin nga Andromeda

Zbulohet një vrimë e zezë që është në kalim mes Galaktikës së Andromedës dhe nesh. Sipas shkencëtarëve, ajo ka dimensione të vogla, ndoshta sa të Hënës dhe po mbahet nën vëzhgim për të kuptuar lëvizjen e saj. Ekspertët mendojnë se është një vrimë e zezë shumë e lashtë duke u bazuar në teorinë e relativitetit të Einstein dhe e vetmja mënyrë për ta kuptuar aktualisht është thyerja e dritës që mbërrin nga Andromeda, kur përplaset më këtë trup qiellor.

Sipas tyre, këto objekte kozmike mund të na tregojnë shumë edhe mbi materien e errët, për të cilën aktualisht njeriu nuk di asgjë. Sipas teorisë, vrimat e zeza parahistorike, janë krijuar menjëherë pas Big Bang. Në një kohë të shkurtër pas shpërthimit të madh, Universi pati një zgjerim me shpejtësi të jashtëzakonshme, më të lartë se shpejtësia e dritës. Fizikantët thonë se në këtë kohë u krijuan edhe të ashtuquajturat Flluska, të cilat nuk u zhvilluar, por sollën në krijimin e vrimave të para të zeza.

Në bazë të kësaj hipoteze, përveç tonit, mund të ekzistojnë edhe universe të tjera, që ndodhen brenda vrimave të zeza. Por këto universe nuk janë të aksesueshëm nga ne, madje as i yni nga ata. Dhe ekspertët ngrenë pikëpyetjen, duke pranuar sa pak dimë ende, nëse edhe universi jonë ndodhet brenda një vrime të zezë parahistorike, brenda një Universi akoma më të madh?

(Kosova Sot Online)