Justin Timberlake zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës së dytë

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 15:38
Justin Timberlake zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës së dytë

Askush nuk po fle më në shtëpinë e Justin Timberlake dhe Jessica Biel, por për arsyen më të mirë.

Timberlake konfirmoi ardhjen në jetë e djalit të tyre, si dhe zbuloi dhe emrin e tij gjatë një interviste me Ellen DeGeneres: Phineas!


 
"Ai është i mrekullueshëm dhe është kaq i lezetshëm ... dhe askush nuk po fle", tha Timberlake intervistës. "Ne jemi të emocionuar dhe nuk mund të jemi më shumë të lumtur se kaq".
 
Çifti kishte vendosur ta mbante në privatësi të plotë ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, duke mos postuar asnjë foto shtatzënie në profilet zyrtare.

(Kosova Sot Online)