‘Liqeni’ vdekjeprurës i zjarrit në Afrikë, temperatura shkon deri në 1000 gradë C

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 20:11
‘Liqeni’ vdekjeprurës i zjarrit në Afrikë, temperatura shkon deri në 1000 gradë C

I fshehur në Amerikën qendrore është një liqen i zjarrtë, që duket sikur ka dalë nga një skenë  filmit “Lord of the Rings”.

Shkëmbinjtë e lëngshëm aty arrijnë temperaturën deri në 1000 gradë C. Ky është vullkani Nyirangongo në Republikën Demokratike të Kongos dhe gropa e tij e zjarrit, është liqeni më i madh i llavës së përhershme në botë.

Sipas vullkanologut Benoit Semets, që ka studiuar vullkanin për më shumë se pesë vjet, ‘pishina’ e zjarrit është 260 metra e gjerë dhe përmban rreth gjashtë milion metra kub lavë, të mjaftueshme për të mbushur 2500 pishina Olimpike.

Nyiragongo ka qenë në shpërthim të përhershëm që nga viti 2002, duke e bërë atë një nga vullkanet më aktivë në botë.

Ndërsa shpërthen, llava përvëluese shtyhet në sipërfaqe nga një dhomë magme thellë brenda vullkanit, ku lëshon gazin e saj, ftohet dhe zhytet përsëri.

Kjo lëvizje e përhershme konvektive krijon një tingull të zhurmshëm si një ujëvarë, ndërsa shoqërohet me shpërthime të mëdha gazi, që gjuajnë bomba përvëluese të llavës më shumë se 10 metra në ajër.

(Kosova Sot Online)