Një xhiro në kozmos/ Shuma e çmendur për një udhëtim me Space X

  • E.K /
  • 29 janar 2021 - 10:47
Një xhiro në kozmos/ Shuma e çmendur për një udhëtim me Space X

Milionerët që duan të kthehen në astronautë privatë për një udhëtim në kozmos me raketën Space X Falcon 9 po paguajnë 55 milionë dollar për një udhëtim, i cili do të çojë vitin e ardhshëm në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Ky do të jetë i pari mision privat njerëzor në hapësirë. Anëtarët e ekuipazhit të veçantë janë kreu i një firme pasurish të patundshme në Ohio Larry Connor, Mark Pathy, shefi ekzekutiv I firmës kanadeze të investimeve Mavrik Corp dhe Eytan Stibbe, biznesmen dhe ish pilot i forcave ajrore izraelite. Misioni do të drejtohet nga astronauti tashmë i tërhequr i NASA-s, Michael López-Alegría.

Space X po bashkëpunon për këtë rrugëtim me Aximo Space, që është dhe koordinuese i misionit. Partneriteti i tyre u njoftua marsin e 2020-tës.

“Besoj se hapësira është kufiri i madh i fundit. Për këtë arsye, jam i entuziazmuar dhe i nderuar që marr pjesë në këtë mision historik”, u shpreh Connor. Stibe nga ana tjetër i njeh mirë rreziqet. Ai ka qenë mik me astronautin e parë të Izraelit, Ilan Ramon që vdiq kur anija hapësinore Columbia u shkatërruar teksa kthehej në Tokë në 2003-shin. Stibe megjithatë shtoi se ka në plan të kryejë një studim shkencor për këtë në bashkëpunim me fondacionin Ramon dhe agjencinë hapësinore të shtetit hebre.

(Kosova Sot Online)