Emiratet e Bashkuara Arabe shkruajnë historinë, anija Hope sot mbërrin në planetin Mars

  • G.G /
  • 09 shkurt 2021 - 12:32
Emiratet e Bashkuara Arabe shkruajnë historinë, anija Hope sot mbërrin në planetin Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe po shkruajnë histori sot, duke dërguar një sondë rreth Marsit.

Anija hapësinore Hope, u nis nga toka shtatë muaj më parë dhe pritet të hyjë të martën në një moment vendimtar të udhëtimit të saj të gjatë, hyrjen në orbitën e Marsit. 

Aktualisht ajo po lëviz me shpejtësi 120 mijë km në orë dhe duhet të ndalë motorët e saj për 27 minuta në mënyrë që të lejojë kapjen nga graviteti i planetit. Suksesi do ti mundësonte anijes Hope të fillonte misionin për të studiuar klimën e Marsit.

“Po hyjmë në një fazë shumë kritike”, thotë drejtori i projektit, Omran Sharaf.

“Është një fazë që në thelb përcakton nëse ne arritëm Marsin apo jo; dhe nëse ne do të jemi në gjendje të hapim dyer të reja për shkencën tonë apo jo. Nëse shkojmë shumë ngadalë përplasemi në Mars, nëse do të jemi shumë shpejt, do ta kalojmë atë”, tha ai.

Hope është i pari nga tre misione që arrijnë në planetin e kuq këtë muaj.

Të mërkurën, orbituesi kinez Tianwen 1 do të përpiqet po ashtu të hyjë në orbitën e tij ndërsa amerikanët, do të afrohen më 18 shkurt me një tjetër rover të madh.

(Kosova Sot Online)