Studimi i shkencëtarëve: Marsi mund të ketë qenë i banueshëm

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 08:16
Studimi i shkencëtarëve: Marsi mund të ketë qenë i banueshëm

Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve, Marsi mund të ketë qenë i banuar nga alienë.

Në këtë përfundim u arrit falë vëzhgimit të avujve të ujit që u panë të ngriheshin nga Planet i Kuq.

Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të ciklit ujor Marsian dhe mund t’u japin shkencëtarëve të dhëna të mëtejshme nëse Marsi ishte apo jo i banuar në të kaluarën.

Shkencëtarët nga “Universiteti i Hapur” përdorën një instrument për të studiuar avujt e ujit dhe ujin “gjysmë të rëndë”.

Planeti i Kuq përmban disa lugina të lashta të thara dhe kanale lumenjsh, gjë që ka bërë të mundur ngritjen e hipotezave se aty mund të ketë ujë.

Theksojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina kanë arritur suksese të admirueshme në lidhje me Planetin e Kuq, dhe zbulimi bërë së fundmi ka dominuar titujt kryesorë të kësaj jave.

(Kosova Sot Online)