Një dorezë dhe një këpucë fotografohen në sipërfaqen e Marsit

  • A.P /
  • 15 shkurt 2021 - 15:30
Një dorezë dhe një këpucë fotografohen në sipërfaqen e Marsit

Një fotografi e bërë nga NASA në Planetin e Kuq paraqet një këpucë dhe një dorezë në sipërfaqen e Marsit. Fotografia në fjalë është publikuar në ueb-faqen e NASA-s më 18 shkurt të këtij viti, derisa mund të shihet qartazi që objektet nuk janë tipike të Marsit, pasi që, përveç ngjyrës dhe formës, shihet që dallojnë shumë nga ambienti përreth.

Kjo fotografi ishte nxjerrë një ditë më herët, më 17 shkurt, ndërsa duket të jetë publikuar në ueb-faqen zyrtare pa u modifikuar paraprakisht, gjë që ndodh shumë rrallë me fotografitë e agjencisë hapësinore. Ky lëshim i NASA-s tanimë ka nxitur debate të shumta, sidomos në mesin e studiuesve të dukurive paranormale dhe jetës së jashtëtokësorëve, të cilët pretendojnë që ky fenomen nuk mund të shpjegohet nëse nuk besojmë në ekzistencën e jashtëtokësorëve. 

(Kosova Sot Online)