A gjendet universi buzë shkatërrimit?

  • A.P /
  • 19 shkurt 2021 - 15:30
A gjendet universi buzë shkatërrimit?

Në kundërshti të plotë me Shpërthimin e madh (Big Bang), Rrënimi i madh (Big Crunch) do të ndikojë që tërë materia dhe energjia në univers të kthehet në një pikë të vetme, me densitet dhe temperaturë të paskajshme. Kjo është vetëm njëra nga teoritë e cila është paraqitur për të shpjeguar se çka do të ndodhë me universin. Disa mendojnë se cikli i Shpërthimit të madh dhe i Rrënimit të madh mund të përsëriten deri në pakufi.

Në mbështetje të kësaj teorie, dy fizikanë kanë publikuar një punim, i cili sugjeron se fillimi i këtij rrënimi mund të jetë shumë më afër sesa që mund të mendojë kush. "Sipas mekanizmit të ri, universi i krijuar në rrethana të caktuara fillestare, është e logjikshme që, pasi që të zhvillohet deri në maksimum, të shkatërrohet për t'u kthyer në pikën fillestare", thotë bashkautori i studimit, Antonio Padilla. Shkencëtarët thonë se ky "kiamet" është shumë afër, gjë që në gjuhën e tyre d.m.th. "vetëm" disa mijëra miliarda vjet. 

(Kosova Sot Online)