NASA publikon fotografi të reja mahnitëse nga Marsi, kështu duket lëshimi

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 10:20
NASA publikon fotografi të reja mahnitëse nga Marsi, kështu duket lëshimi

Pasi u lëshua me sukses në sipërfaqen e planetit Mars të enjten, sonda Perseverance e NASA-s ka dërguar fotografi që s’janë parë kurrë më herët, ku shihet se si duket lëshimi në fqinjin e Tokës.

Fotografia e parë që NASA e publikoi gjatë një konference të premten e shfaq pajisjen duke iu afruar sipërfaqes së Marsit. Kjo pamje nuk është siguruar asnjëherë në misionet që janë realizuar në të kaluarën.

“Ekipi është plot ngazëllim dhe kënaqësi që ka lëshuar një tjetër pajisje në sipërfaqen e Marsit. Kur bëjmë investime të tilla, i bëjmë për njerëzimin dhe i bëjmë si gjest i humanizmit tonë”, tha Adam Steltzner, kryeinxhinier i objektit që u lëshua në Mars.

Përderisa fotografitë e para që u dërguan nga Marsi të enjten ishin bardhë e zi, fotografitë e publikuara të premten e shfaqin sipërfaqen karakteristike me nuanca të kuqe të këtij planeti, shkruan CNN.

(Kosova Sot Online)