Retë në formë të UFO-ve shihen në disa vende

  • A.P /
  • 25 February 2021 - 15:30
Retë në formë të UFO-ve shihen në disa vende

Bëhet fjalë për një fenomen të ri. Në disa vende, banorët kanë bërë foto dhe kanë alarmuar të kenë parë re me forma të ndryshme, të çuditshme, në formë të objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO). Këto formacione kanë mahnitur, e besa edhe frikësuar banorët e shtetit të Uashingtonit dhe Kolumbisë britanike, pasi që ishin paraqitur në qiell disa herë gjatë muajit të kaluar.

Më 1 mars të këtij viti, një re tjetër e çuditshme ishte parë mbi qiellin e Bullgarisë. Kjo re ishte gati identike me renë e vërejtur dhe fotografuar në Meksikë, vitin e kaluar. Që të dy formacionet e reve duken tepër të çuditshme, krahasuar me qiellin rrethues, të kthjelltë. Mendohet se këto re të çuditshme mund të jenë shenjë e aktivitetit të UFO-ve derisa nuk përjashtohet as mundësia që UFO-t të jenë të afta që të krijojnë re, për t'u fshehur brenda tyre, sikur p.sh. retë e çuditshme mbi Bullgari dhe Meksikë.

(Kosova Sot Online)