Kinezët të tmerruar nga një dritë misterioze

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 15:30
Kinezët të tmerruar nga një dritë misterioze

Me mijëra njerëz në Kinë, në rrjetet e tyre sociale, kanë vënë fotografitë e sinjaleve jo të rëndomta të dritës në qiell. Dëshmitarët që kanë parë dhe shënuar dritën jo të rëndomtë në qiell thonë se ajo kishte formë spiraleje dhe se vlerësohet se gjendej disa dhjetëra kilometra mbi sipërfaqe. Aktualisht nuk ekziston asnjë shpjegim për këtë fenomen. Por, ekzistojnë disa teori rreth këtij fenomeni. Disa mendojnë se kjo është shenjë e vizitës nga jashtëtokësorët, e disa thonë se kjo është pasojë e testimit të armëve të reja, sekrete, të ushtrisë kineze.

Ekspertët e aviacionit supozojnë se në pyetje është tymi nga raketa e lansuar, apo ndonjë dukuri jo e rëndomtë meteorologjike. Në anën tjetër, shumë pyeten sesi është e mundur që shumë dëshmitarë të ndryshëm ta kenë parë dritën identike në kohë të ndryshme.

(Kosova Sot Online)