Dalin imazhe tjera nga Marsi

  • G.G /
  • 03 March 2021 - 13:18
Dalin imazhe tjera nga Marsi

“Rover Perseverance” i Nasa-s u ul në Mars më 18 Shkurt pas gati shtatë muajsh udhëtim nga Toka.

Që nga ajo kohë, ai ka dërguar disa imazhe të mahnitshme nga vendndodhja e tij, Krateri Jezero, në veri të ekuatorit të Planetit të Kuq.

Në foto galerinë, që publikon BBC është një përzgjedhje e fotografive të dërguara nga misioni, ndërsa pajisja kërkon për shenja të jetës së kaluar të mikrobeve, dhe synon të zbulojë më shumë për gjeologjinë e planetit dhe klimën e kaluar në Mars.

(Kosova Sot Online)