Roveri i NASA-s në Mars sjell në tokë të dhëna tjera

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 12:55
Roveri i NASA-s në Mars sjell në tokë të dhëna tjera

Tani ne e dimë se si një lazer tingëllon në një botë tjetër. Roveri “Perseverance” i agjencisë hapësinore amerikane, ka dislokuar instrumentin e tij “SuperCam”, në mars, për të parën herë.

Ai mund të identifikojë shkëmbinjtë në distancë dhe është një teknikë që NASA e ka përdorur edhe në një tjetër Rover më parë, “Curiosity”.

Por, “Perseverance” ka disa përmirësime, përfshirë një mikrofon që i lejon shkencëtarët të dëgjojnë punën e lazerit të saj.

Ky nuk është një element i çfarëdoshëm, por ofron informacione shtesë të dobishme për shkencëtarët.

Tingulli i lazerit që godet shkëmbinjtë ofron informacione për dendësinë dhe fortësinë e objekteve që janë nën vëzhgim.

Zyrtarët e NASA-s thanë në një konferencë për shtyp se ishin lëshuar tre tinguj të ndryshëm, që ishin regjistruar edhe nga mikrofoni SuperCam.

Njëri ishte tingulli i përgjithshëm i marsit, i dyti ishte zhurmë ere dhe i treti ishte ai nga lazeri në veprim.

Perseverancë u ul në kraterin Jezero në Mars më 18 shkurt për të kërkuar atje prova të jetës së shkuar.

Krateri konsiderohet një lokacion i shkëlqyer për një përpjekje të tillë pasi atje ka ekzistuar një liqen miliarda vite më parë dhe nëse ka pasur ujë mund të ketë pasur edhe jetë po ashtu.

(Kosova Sot Online)