Zbulohen dëshmi rreth jashtëtokësorëve në Egjiptin e lashtë

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 14:55
Zbulohen dëshmi rreth jashtëtokësorëve në Egjiptin e lashtë

Njëri ndër tekstet antike më intriguese, papirusi "Tulli", flet për njërin nga takimet më të hershme me UFO. Ai ka edhe një ngjarje interesante që e shoqëron. Në vitin 1933, Alberto Tulli, drejtor i seksionit të egjiptologjisë në Muzeun e Vatikanit, zbuloi një papirus unik në njërin prej dyqaneve antike në Kajro. Për fat të keq, çmimi i atij papirusi ishte tepër i lartë, edhe për vetë Vatikanin, prandaj Tulli vendosi që ta përshkruante (kopjonte) atë.

Në papirus, përpos tjerash, shkruante: "Në vitin 22, në muajin e tretë të vjeshtës, në orën gjashtë të ditës, në mesin e shkruesve të Shtëpisë së Dritës ishte vërejtur ardhja e një objekti të çuditshëm në formë të diskut, në qiell. Trupi i tij ishte i gjatë një rod (rreth 50 metra) dhe po aq edhe i gjerë. Nuk bënte zhurmë. Disku shkoi kah shtëpia e Madhërisë së tij. Madhëria e tij urdhëroi që të konsultoheshin papiruset e vjetra, për të parë se çka të bënim. Gjatë ditëve në vijim, numri i disqeve në qiell u bë tepër i madh. ata shkëlqenin më shumë se Dielli...". Faraoni në fjalë ishte Thutmose III dhe kjo ngjarje ndodhi rreth vitit 1480 para erës së re. Papirusi në fjalë sot nuk dihet se ku ndodhet. 


(Kosova Sot Online)