SHBA ka prova për ekzistencën e UFO-ve. Flet ish-shefi i Inteligjencës Amerikane

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 23:57
SHBA ka prova për ekzistencën e UFO-ve. Flet ish-shefi i Inteligjencës Amerikane

SHBA ka prova të UFO-ve që thyejnë barrierën e zërit dhe bëjnë manovra të pamundura me teknologjinë që njerëzimi nuk i zotëron ende, ka zbuluar ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare. Zbulimet rritën interesin në lidhje me një raport të ardhshëm që detajon se çfarë ka vërejtur qeveria amerikane.

John Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Donald Trump, tha se shumë nga incidentet ende nuk kanë asnjë shpjegim të lehtë.

“Ka shumë më shumë pamje sesa janë bërë publike. Disa prej tyre janë deklasifikuar. Dhe kur flasim për pamje, po flasim për objekte që janë parë nga pilotët e Marinës ose Forcave Ajrore, ose janë marrë nga imazhe satelitore të veprimeve që janë të vështira për t’u shpjeguar. Lëvizjet që është e vështirë t’u replikojmë për të cilat nuk kemi teknologji. Ose të udhëtosh me shpejtësi që tejkalojnë barrierën e zërit”, tha Ratcliffe për Fox News.

Ratcliffe tha se pamjet e fenomeneve ajrore të paidentifikuara ishin vërejtur në të gjithë botën.

“Kur flasim për pamjet, gjëja tjetër që do t’ju tregoj është, nuk është vetëm një pilot ose vetëm një satelit, ose ndonjë koleksion i inteligjencës. Zakonisht kemi sensorë të shumtë që marrin këto gjëra, dhe disa prej tyre janë dukuri të pashpjegueshme, dhe në të vërtetë ka shumë më tepër sesa janë bërë publike”, tha ai.

Qeverisë amerikane, në dhjetor të 2020-ës, iu dha një afat 180-ditor për të zbuluar atë që dinte, që do të thotë që raporti duhet të dalë përpara 1 qershorit.

Raporti, që pritet të publikohet nga Pentagoni dhe agjencitë e inteligjencës, duhet të identifikojë, ndër të tjera çdo kërcënim që paraqitet nga fenomene ajrore të paidentifikuara dhe nëse ato mund t’u atribuohen kundërshtarëve të huaj.


(Kosova Sot Online)