Vajza jashtëtokësore që u gjet në Hënë?

  • A.P /
  • 24 March 2021 - 15:33
Vajza jashtëtokësore që u gjet në Hënë?

Në qendër të njërës prej teorive më të mëdha konspirative qëndron edhe misioni famëkeq i 'Apollo 20', bashkë me gjërat e çuditshme, që pretendon t'i ketë gjetur në disa vende të largëta në Hënë. Në vitin 1972,

NASA e kishte ndalur programin e 'Apollo'-s, duke thënë që e kanë ndalur buxhetin për këtë program, pasi që njerëzit e kishin humbur interesimin, megjithatë besohet që misioni në fjalë nuk është ndalur kurrë, ndërsa, dyshimet ishin bërë edhe më të mëdha kur, në vitin 2007, një burrë - William Rutledge - që pretendonte se kishte qenë pjesë e misionit, kishte filluar të postonte video në 'YouTube', të cilat i kishte shpjeguar. Në mesin e videove mund të shihej edhe një 'vajzë' jashtëtokësore, për të cilën ai kishte thënë që ishte gjetur brenda një anije gjigante kozmike në Hënë. 

(Kosova Sot Online)