Pamjet e para nga qyteti që mund të ndërtohet në planetin Mars

  • E.K /
  • 09 prill 2021 - 11:34
 Pamjet e para nga qyteti që mund të ndërtohet në planetin Mars

Keni imagjinuar ndonjëherë se si do të ishte qyteti i parë që do të ndërtohej në një planet tjetër, larg Tokës?

Si do të përshtatet njerëzimi në planetin Mars dhe si do të jetë jeta atje?
E pra, kjo video na tregon pamjet e projektit të qytetit, që mund të ndërtohet në planetin Mars.

Qyteti është projektuar nga studio arkitektonike “ABIBOO” dhe do të quhet Nüwa.

Sipas arkitektit Alfredo Munoz, qyteti do të strehojë 250,000 njerëz dhe llogaritet të fillojë ndërtimi në vitin 2054. Gjithashtu mendohet të ketë përfunduar deri në fund të shekullit.

” Qyteti Nüwa përmbush të gjitha kushtet që i duhen njerëzimit për të mbijetuar në komoditet. Nüwa krijon mjedis frymëzues për qeniet njerëzore dhe i jep mundësinë për tu zhvilluar. Është ndërtuar duke përdorur vetëm materiale lokale nga Marsi. Është një qytet i vetëmjaftueshëm me një identitet të fortë. Nüwa është planifikuar të bëhet kryeqyteti i ardhshëm i Marsit,” thotë Munoz.

(Kosova Sot Online)