Shkencëtarët: Jo të gjitha vrimat e zeza janë super-masive

  • A.P /
  • 12 April 2021 - 15:00
Shkencëtarët: Jo të gjitha vrimat e zeza janë super-masive

Ato janë masa enorme të errëta, që gjenden në qendër të kalaksive, mirëpo jo të gjitha vrimat e zeza janë aq super-masive sa është menduar deri më tani. Astronomët, duke përdorur pajisjet për vëzhgim me rreze 'X', e kanë identifikuar një vrimë të zezë, që gjendet në qendër të një galaksie e që është 100 herë më e vogël sesa ajo që gjendet në qendër të 'Rrugës së Qumështit'.

Vrima e re e zezë, që gjendet në qendër të Galaksisë 'RGG 118', është më e vogël se gjysma e vrimës së zezë më të vogël, që ishte zbuluar më herët. Për më tepër, ajo është rreth 200.000 herë më e vogël se vrima më e rëndë e zezë, që është zbuluar ndonjëherë. Gjithsesi, përkundër faktit që është 'e vogël', kjo vrimë e zezë ka masë rreth 50.000 herë më të madhe sesa dielli dhe arrin që në mënyrë të përkryer ta nxjerrë 'ngjitësin' që e mban Galaksinë të bashkuar. 

(Kosova Sot Online)