Zbulohet “qyteti i artë”

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 15:53
Zbulohet “qyteti i artë”

Arkeologët në Egjipt bëjnë me dije se kanë zbuluar kohët e fundit “qytetin e artë” i humbur prej 3500 vitesh. Ky qytet është themeluar nga gjyqi i faraonit Tutankhamun dhe konsiderohet si një prej zbulimeve më të mëdha që nga gjetja e varrit të “mbretit fëmijë” rreth një shekull më parë.

Qyteti i njohur me emrin Aten, u ndërtua nga mbreti Amenhotep III i cili sundoi rreth vitit 1390 para Krishtit dhe më pas u përdor nga Tutankhamun.

Vendbanimi u zbuluan në jug të qytetit të Luksorit dhe konsiderohet si një ndër qytetët më të mëdha të vjetra. Ai është i pajisur me disa lagje, rrugë dhe një sistem mbrojtës.

Gjatë gërmimeve u gjetën furra bukë, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për të zbuluar më pas se kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe.

(Kosova Sot Online)