Spektakël në qiell, momenti kur digjet meteori

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 09:13
 Spektakël në qiell, momenti kur digjet meteori

Qindra njerëz kanë qenë dëshmitarë të një prej ngjarjeve më të mëdha të djegies së meteorëve në SHBA për këtë vit.

Mbi 250 persona kanë raportuar një top të zjarrtë në qiellin e Floridas.

Mendohet se është një copë meteori që është djegur në atmosferën e Tokës.

Shoqëria Amerikane e Meteorëve tha se meteori i shndritshëm u pikas në Florida. Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë ngarkuar në platforma të ndryshme sociale video nga kjo ngjarje.

Siç duket nga pamjet, duket që meteori bie në një kënd të pjerrët dhe pasi digjet, zhduket.

Origjina e këtij objekti ende nuk dihet. Disa spekulojnë që i përket asteroidit 2021 GW4, që supozohet që të kalojë mes Tokës dhe Hënës. Megjithatë agjenci të tjera kanë mohuar që të jetë një copë nga ky gur hapësinor.

(Kosova Sot Online)