Familjet me mallkimet më të tmerrshme

  • E.K /
  • 17 prill 2021 - 11:19
Familjet me mallkimet më të tmerrshme

Në këtë kohë moderne, mallkimet shfaqen në forma të ndryshme. Ashtu siç edhe thonë "shprehitë e këqija vështirë se vdesin" dhe nganjëherë nuk mund të ndihmojmë për e ndjejmë se dëshirojmë të bisedojmë në diçka mbinatyrale. Të frikësohemi së bashku me pesë familjet që ishin kaq pa fat, saqë i kanë mallkimet më të këqija nga Zoti.

Mallkimi i familjes Grimaldi Ky është një mallkim me të cilin mund të lidhet çdo bashkëshort i pakënaqur. Vargu i trishtuar "të palumtur përgjithmonë" për familjen udhëheqëse mbretërore të Monakos u atribuohet dy paraardhësve. I pari, Francesco Grimald, thuhet të kishte filluar dominimin eventual të familjes në qytetinshtetin e vogël, pasi që ai dhe forcat e tij kishin zaptuar fortesën. Ai ishte veshur si murg dhe me sukses kishte mashtruar rojat për t'ia hapur portat e fortesës. Tjetri, Princi Rainer I, kur kishte kidnapuar një vajzë të re dhe e kishte dhunuar. Si hakmarrje, vajza e re ishte bërë shtrigë dhe kishte shpallur se "Një Grimaldi kurrë nuk do ta gjejë lumturinë e vërtetë në një martesë".

Mallkimi ishte vërtetuar që kur gruaja e Princit Rainier III, aktorja amerikane Grace Kelly, vdiq në aksident. Princesha Caroline është shkurorëzuar, princesha ka ndërruar shumë meshkuj. Mallkimi i familjes Kennedy Fillojmë me gruan e dytë të Robert F. Kennedy Jr., që vrau veten më 2012. Ky incident ka ringjallur fjalët për mallkimin që ka ndjekur familjen Kennedy me vite, që shtron pyetjet: Kush e filloi këtë mallkim? Nëse është për t'ju besuar tregimeve, ishte stërgjyshi i John F. Kennedy-it, Thomas Fitzgerald që filloi gjithçka. Më 1842, ai zbuloi një qyp plot me monedha ari në një fshat irlandez. Supozohet se ato ishin të mallkuara dhe fshati nga i cili i kishte marrë shpejt ishte shkatërruar. Fitzgerald iku me thesarin në Boston, ku i kishte përdorur për të filluar biznesin dhe u bë i pasur.

Një tjetër tregim është se mallkimi erdhi nga i ati i JFK-së, Joseph, që kishte një fatkeqësi me disa hebrenj. Ai ju kishte thënë atyre të mos luten derisa ishin në një anije së bashku. I zemëruar, Rabini e kishte mallkuar atë. Mallkimi i Dragoit Vetëm duke u bazuar në titull e dini ku dërgon e gjithë kjo. Vdekja misterioze e legjendës së arteve parciale, Bruce Lee, dhe të birit të tij Brandon kanë qenë ushqim i përjetshëm për një numër të teorive të konspiracionit që refuzoi që të vdesin. Përveçse thuhet që ishin vrarë nga mafia kineze, ka më shumë premisa supernatyrore që Bruce dhe djali i tij ishin viktima e një mallkimit familjar të sjellë nga i ati i Bruce, Lee Hoi Chuen. Sipas legjendës, një ditë Lee Hoi Chuen kishte zemëruar një grup tregtarësh kinez. Ata e kishin mallkuar duke i thënë se të gjithë meshkujt e kësaj familje do të vdesin të ri.

Mallkimi i familjes mbretërore nga Nepali Në vitin 2001, e gjithë bota ishte shokuar kur princi i Nepalit, Dipendra, kishte vrarë të atin e tij, nënën dhe shtatë pjesëtarët e familjes mbretërore. Ishte spekuluar se ai ishte i shqetësuar me familjen, pasi që kishin refuzuar ta pranojnë nusen e tij, më pas kishte pirë shumë dhe kishte ndodhur masakra. Princi kishte ndenjur tri ditë në komë dhe një ditë pasi ishte emëruar si mbret kishte vdekur. Disa qytetarë me paragjykime ishin më pak të befasuar, e disa prej tyre e kishin parashikuar këtë para 200 viteve. Sipas legjendës, Prithvi Narayan Shahm, mbreti i parë i Nepalit, takoi dhe i dha xhizë një njeriut me emrin Gorakhnath, që vjelli më pas dhe ia ofroi mbretit. I gërditur, mreti refuzoi, e vrau, por paraprakisht ai e kishte mallkuar familjen e tij.

Mallkimi i familjes Coburg-Kohary Ndërsa që e dimë se gjenet nga familjet mbretërore në Evropë kanë shpërndarë sëmundjet e trashëguara si hemofilia, një familje e asaj kohe kishte atribuuar mallkimin nga një murg i pakënaqur. Përderisa tregimi vazhdon, murgu ishte një "Kohary", i cili u la jashtë trashëgimisë, ndërsa Antoinette Kohary martoi Ferdinand Coburgin në vend të tij. I ati i nuses ishte aq mahnitur me bashkimin e tyre sa që pasurinë ia la çiftit të ri. Murgu ka shkuar te vendi i tyre dhe ka mallkuar të gjithë pasardhësit. Besoni apo jo, shumë pjesëtarë të familjes Coburg-Kohary vuajnë dhe vdesin nga fatkeqësitë. /vijon/

(Kosova Sot Online)