Ja çfarë pamje ka vdekja

  • A.P /
  • 21 April 2021 - 14:50
Ja çfarë pamje ka vdekja

Sikur një kositës i frikshëm, vdekja përhapet nëpër organizëm, derisa ta shuajë jetën në tërësi, thotë David Gems, shkencëtar britanik, i cili thuhet se, me anë të mikroskopit, ia ka dalë ta incizojë vdekjen te një krimb. Bëhet e ditur se Gems, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, kanë regjistruar momentin e ardhjes së vdekjes, ku atë e kanë parë si një tornado me ngjyrë të kaltër fluoreshente.

Kur të vdesë qeliza, ajo shkakton reaksion zinxhiror kimik, gjë që çon deri te vdekja e tërë organizmit. Vdekja duket sikur një tornado e kaltër dhe kjo është pasojë e reaksionit kimik, pas vdekjes së qelizave në trup, thotë Gems. Shkencëtarët thonë se ngjyra e kaltër vjen nga nekroza e qelizave, si dhe se studimet e reja do të përqendrohen te ajo se a mund të ndalet ky proces. Tepër ambicioz ky qëllim, do të thoshim. 

(Kosova Sot Online)